Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, deklaroi sot, me rastin e 15 vjetorit të ofensivës “Stuhia”, se me këtë aksion u arritu një fitore përfundimtare kundër politikës së Milloshevic.

“Ky është një fakt historik dhe ne në Kroaci nuk do të lejojmë që faktet historike të rishqyrtohen, në cilindo aspekt, e veçanërisht për aksione të tilla, të cilat shënuan çlirimin final të vendit”, ka pohuar Kosor.

Duke komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Boris Tadic, se operacioni “Stuhia” ishte një krim që nuk mund të harrohet, Kosor vlerësoi se ky qëndrim nuk është dicka e re, por dicka e parashikuar.

Në Kroaci 5 gushti është festë shtetërore, që shënohet si Dita e Fitores dhe e falënderimit për operacionin “Stuhia”, me të cilin u kthyen nën administrimin kroat pjesët e fundit të territorit të Kroacisë që kontrolloheshin nga njësitë ushtarake serbe.

Top Channel