Kosova, Jakshic: Serbia, politikë të gabuar
04/08/2010 17:45
Kryetari i Këshillit të komunave serbe në Kosovë, Marko Jakshic ka kritikuar ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremic për mënyrën se si paraqiti problematikën e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit.
Sipas Jakshic, duke u përqendruar tek kërkesa për bisedime të reja mbi statusin, Jeremic ka anashkaluar cështjet kyce që kanë të bëjnë me serbët e Kosovës.
“Serbia dhe qytetarët e saj mund të mendojnë se në këtë mënyrë shteti serb, ministri dhe shumë të tjerë kanë pranuar pavarësinë e Kosovës dhe se tani kanë mbetur vetëm cështja e kufijve dhe ato teknike”, ka deklaruar Jakshic.
Ai ka shtuar më tej se vendimi i GJND-së në favor të pavarësisë së Kosovës është rezultat i politikës së gabuar të Serbisë.
Top Channel