Azem Syla, ish-kreu i shtabit të përgjithshëm të UCK-së, u mor sot në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës pas denoncimit publik të ish-funksionarit të UCK-së, Nazim Bllaca.

Pasi dha shpjegimet e tij, Azem Syla doli nga prokuroria dhe ndaj tij nuk u vendos asnjë masë sigurie.

“Iu përgjigja të gjitha pyetjeve që mu bënën mbi cështjet që janë përfolur nga Bllaca”, tha Syla pas marrjes në pyetje.

Ndërsa avokati i tij Tomë Gashi saktësoi se, prokuroria nuk ka arsye për ta thirrur për deklarata shtesë klientin e tij. “Ne mendojmë se kjo aferë ka mbaruar që sot”, u shpreh Gashi.

Ndërkohë, prokuroria deklaroi se do t’i vazhdojë hetimet mbi deklarimet e Bllacës për përfshirjen në krime të ish-krerëve të UCK-së.

Top Channel