Kinema, Theron në rolin e shkrimtares
04/08/2010 21:50
Charlize Theron mund të interpretojë një shkrimtare në filmin e ri të dyshes Jason Reitman-Diablo Cody.
Filmi do të titullohet “Young Adult” dhe Theron do të jetë një shkrimtare romanesh për fëmijë të pjekur, që punon me një pseudonim dhe që më pas kupton se ka humbur identitetin e saj.
Shumë kompani prodhuese janë të interesuara. Xhirimet, nëse do të mbërrijnë financimet, do të fillojnë në ditët e para të nëntorit në Nju Jork.
Top Channel