Willis e Weaver, bashkë në një thriller

03/08/2010 12:00

Bruce Willis dhe Sigourney Weaver do të jenë protagonistë të “Drita e Ngrohtë e Ditës”, një thriller xhirimet e të cilit do të nisin në shtator në Spnjë.

Lajmin e bën të ditur faqja e internetit e Deadline Hollywood, e cila ka publikuar edhe disa detaje të filmit.

Kështu, një agjent burse në Wall Street për të shpëtuar njerëzit e tij të marrë peng, detyrohet të përfshihet në një komplot qeveritar dhe të zbulojë një sërë sekretesh që kanë të bëjnë me babain e tij, që do të interpretohet nga Willis.

Ndërsa Weaver, sipas burimit, do të interpretojë një nga personazhet negative të filmit, regjia e të cilit mban firmën e Mabrouk El Mechri.

Top Channel