“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
Në prag të mbledhjes së posacme të Këshillit të Sigurimit, Rusia ka shprehur sërish qëndrimin e saj kundër pavarësisë së Kosovës.
Ministria e Jashtme ruse ka deklaruar se qëndrimi i Moskës nuk do të ndryshojë dhe është shprehur se zgjidhja e cështjes së Kosovës duhet të zgjidhet në bazë të rezolutës 1244 dhe jo me veprime të njëanshme.
“Qëndrimi i Rusisë ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar, në mbështetje të parimit të integritetit territorial të Republikës së Serbisë dhe në mbështetje të një zbatimi strikt të rezolutës 1244. Kjo e fundit mbetet korniza e vetme ligjore për zgjidhjen e cështjes së Kosovës dhe jo shpallja e njëanshme e pavarësisë”, ka deklaruar Moska zyrtare.
Aktualisht, Rusia kryeson presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit dhe ka caktuar për sot takimin për cështjen e Kosovës, të cilën e konsideron një nga përparësitë e saj.
Top Channel