Muzika e lartë, U2 gjobiten në Torino

03/08/2010 19:25

Policia italiane strikte ndaj U2 në Torino. Banda irlandeze është gjobitur për volumin shumë të lartë të muzikës në provat e koncertit që të premten e ardhshme, në Stadiumin Olimpik do të rihapë edhe turin botëror.

Shkelja ka të bëjë kryesisht për volumin gjatë orëve të natës, pas matjeve të decibelëve të bëra nga autoritetet.

Italia do të jetë ndalesa e parë e turit botëror të ndërprerë pas dëmtimit të Bono që ishte i detyruar të evitonte shfaqjet live.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA