Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë sot për Kosovën, në vecanti mbi raportin tremujor që do të paraqitet nga shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier.

Gjithashtu, në seancën e posacme do të diskutohet edhe për vendimin e GJND-së, të cilin Prishtina zyrtare e konsideron si vulosje të pavarësisë.

Në këtë seancë Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm i saj, Skënder Hyseni, ndërsa Serbia nga ministri i të njëjtit dikaster, Vuk Jeremic.

Beogradi e ka kundërshtuar vendimin e GJND-së, duke e cilësuar atë si një vendim të rëndë dhe duke paralajmëruar veprime kundër njohjeve të reja të Kosovës.

Top Channel