Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni është takuar në Nju Jork me ambasadorët e Ligës së Shteteve Arabe dhe Organizatës së Konferencës Islamike.

Hyseni ka përsëritur thirrjen për njohjen e pavarësisë pas mendimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Përveç takimeve, Hyseni u ka dërguar letra sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike, Ekmeleddin Ihsanoglu dhe atij të Ligës së Shteteve Arabe, Amr Moussa.

Në këto letra ministri ka shkruar se, pas rikonfirmimit të së drejtës së Kosovës për pavarësi nga GJND, tani është koha kur shtetet duhet të lëvizin në drejtim të njohjes formale të saj.

Top Channel