Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë dje në ishullin grek të Samosit, në Egjeun lindor, ku si pasojë janë evakuar turistët që qëndronin në hotele.

Qindra zjarrfikës dhe vullnetarë luftuan gjatë gjithë natës për të shuar flakët, të mbështetur nga avionë dhe helikopterë cisternë.

Autoritetet greke larguan menjëherë nga zona turistët, në mënyrë që të garantonin sigurinë e tyre.

Ndërkohë, policia ka arrestuar tre barinj që dyshohen se kanë vënë zjarrin, i dyti që përfshin ishullin brenda një jave.

Top Channel