Përfaqësuesi i ambasadës franceze në Beograd, Michel Charbonie ka deklaruar se për Parisin rezoluta që Serbia ka dërguar në OKB për Kosovën është e papranueshme.

Ai ka kritikuar Beogradin zyrtar se nuk është konsultuar me Francën për këtë rezolutë, që kërkon negociata të reja për statusin.

“Ky propozim, përmes të cilit bëhet thirrje për negociata të reja për cështjen e pavarësisë së Kosovës, është një manovër jokonstruktive që vë në dyshim vendimin e GJND-së”, ka deklaruar Charbonie.

Ai ka shtuar më tej se për Parisin zyrtar vendimi i GJND-së është shumë i qartë, pasi shumica e trupit gjykues vlerësoi se pavarësia nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

Top Channel