Përfaqësues të misionit EULEX do të diskutojnë sot me autoritetet lokale të Mitrovicës mbi gjashtë cështje që kanë të bëjnë me kontrabandën dhe krimin e organizuar në veri.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i EULEX Blerim Krasniqi, i cili ka saktësuar se 6 nga 25 cështjet hetimore janë zgjedhur në bazë të përparësive.

Disa ditë më parë kryeprokurori i misionit EULEX, Johanes Van Vrisvijk deklaroi se hetimet mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar përfshijnë edhe veriun e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA