Kamionistët grekë i dhanë fund dje grevës 7 ditore e cila kishte paralizuar krejt vendin. Ata kanë vendosur të rinisin bisedimet me qeverinë.

“Duke marrë në konsideratë mungesat e hasura në tregun e naftës ne kemi vendosur me mazhorancë votash që të ndërpresin grevën”, është shprehur një përfaqësues i grevës.

Të mërkurën qeveria i urdhëroi ata që të ktheheshin në punë përndryshe do t’u hiqte liçencën dhe do i ndiqte penalisht.

Nga kjo grevë janë krijuar probleme me furnizmin me karburant në vend duke sjell vështirësi të shumta për qytetarët.

Përfundimi i saj shënon një fitore për qeverinë e kryeministrit Papandreu që po përpiqet të ndërmarrë disa masa të rrepta për nxjerrjen e ekonomisë së vendit nga kriza e thellë, masa që në fakt kanë sjellë reagime të ashpra në shoqërinë greke.

Top Channel