Koncerti i anuluar i këngëtarit italian, Eros Ramazzotti, do të mbahet përfundimisht më 9 gusht në stadiumin e kryeqytetit.
Zyrtarë të kompanisë UBBOSS, përmes një komunikate për media kanë njoftuar se të dielën mbrëma është vendosur data përfundimtare me menaxherët e këngëtarit italian.
Përmes një deklarate thuhet se të gjithë adhuruesit e artistit që tashmë kanë blerë biletat, mund t’i perdorin ato për 9 gushtin.
Prej së martës, biletat mund të gjendet në të njëjtat pika-shitjeje.
Duke marrë parasysh se vendimi është marrë gjatë fundjavës, data e koncertit do të publikohet ne faqen e internetit të artistit prej ditës së hënë.
Gjithashtu artisti ka përgatitur një video ku përshëndet adhuruesit nga Kosova dhe i fton në koncertin e tij me datën 9 gusht duke filluar nga ora 20:00.
Kjo video do transmetohet në të gjitha mediat.
Organizatorët u kërkuan falje të gjithë fansave të këngëtarit italian, për anulimin e koncertit.
Top Channel