Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga gjykata e Hagës që të lirohet përkohësisht deri në rinisjen e gjykimit.

Avokatët e tij e argumentuan kërkesën në fjalë duke deklaruar se me lirimin e Haradinajt nuk ka rrezik për intimidim të dëshmitarëve dhe për një arratisje të mundshme të tij.

Dhoma e Apelit në gjykatën e Hagës vendosi më 21 korrik përsëritjen e pjesshme të procesit ndaj Haradinajt, Idriz Balës dhe Lahi Brahimajt.

Top Channel