Gruevski: “Emri” s’do ta pengojë integrimin

02/08/2010 18:30

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se kontesti i emrit me Greqinë nuk do ta mbajë Maqedoninë larg proceseve integruese.

Gruevski ka theksuar se qeveria e tij do të vazhdojë të ecë me të njëjtat ritme për të arritur qëllimet strategjike të vendit.

“Ne nuk dëshirojmë t’i marrim askujt asgjë, as territor, as histori e as kulturë, por nuk dëshirojmë që edhe neve të na marrim atë që është e jona”, ka pohuar Gruevski.

Top Channel