Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është takuar sot me komandantin e KFOR-it, Markus Benler.

Gjatë takimit është diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe për bashkëpunimin e institucioneve me KFOR-in.

Zoti Sejdiu tha se KFOR-i ka bërë punë të jashtëzakonshme në Kosovë dhe vlerësoi kontributin e drejtpërdrejt që po japin ekspertët e këtij misioni për ngritjen dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nga ana e tij gjenerali Bentler e vuri theksin tek përkushtimi i KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Top Channel