“Freedom Houseâ€, korrupsioni: Kosova, përparime
01/08/2010 10:55
“Freedom House” ka publikuar raportin e saj mbi liritë dhe luftën ndaj korrupsionit në Kosovë.
Në raport thuhet se Kosova ka bërë përparime të përgjithshme sidomos në luftën ndaj korrupsionit. Megjithatë, thuhet më tej, nevojiten më shumë përpjekje ndaj këtij fenomeni dhe më shumë transparencë për publikun në disa sektorë kyç.
Raporti publikohet në kohën kur misioni europian për sundimin e ligjit, EULEX, ka ndërmarrë një varg arrestimesh mes zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe institucioneve të pavarura të cilët akuzohen për shpërdorim me detyrën dhe abuzime me fondet.
Top Channel