Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se pas vendimit të GJND-së për Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit hapet një kapitull i ri.

Sipas Thacit, në këtë kapitull parashikohet bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit, si dhe njohja e Kosovës nga 5 vendet e BE që nuk e kanë bërë këtë gjë.

“Më shumë shtete do ta njohin Kosovën, edhe ato pesë vende të BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë gjë. Deri tani vende si Greqia ose Spanja kishin thënë se do të prisnin vlerësimin e GJND-së. Me përgjigjen e dhënë nga ky institucion gjithcka është bërë më e qartë dhe ka ardhur koha për vendime”, ka pohuar Thaci për gjermanen “Die Welt”.

Megjithatë, kryeministri ka pranuar se qeveria e tij ka ende shumë sfida, mes të cilave ajo për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.

Top Channel