Parlamenti maqedonas, me 14 vota pro dhe 69 kundër, nuk ka arritur të sigurojë mbajtjen e një interpelance me ministren e Brendshme, Gordana Jankulovska, të kërkuar nga partitë e opozitës.

Mazhoranca qeverisëse e cilësoi kërkesën për interpelancë si të kotë dhe të panevojshme dhe akuzoi opozitën se nuk kishte paraqitur arsye të mjaftueshme për mbajtjen e saj.

Por opozita e akuzon ministren se po instalon në Maqedoni një shtet policor dhe e konsideron atë përgjegjëse për incidentin e regjistruar në Parlament më 1 korrik.

Top Channel