Energjia, OSSH paralajmëron ndërprerje

31/07/2010 13:25

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka paralajmëruar ndërprerje të energjisë elektrikë në ditët e ardhshme, për shkak të remonteve në disa linja të reja.

Kështu, sipas një njoftimi për shtyp, remontet do të prekin linjën Tiranë-Mëzez-Valias, duke lënë për disa orë pa energji Rrogozhinën, Prrenjasin, Rubikun dhe Rrëshenin.

Sipas burimit, remontet do të kryhen nga data 2 deri në 6 gusht dhe ndërprerjet do të aplikohen nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

Burimet shtojnë më tej se remontet kanë si qëllim përmirësimin e procesit të furnizimit me energji elektrike.

Top Channel