Numri dy i diplomacisë greke, Dimitris Drucas ka deklaruar se përsa i përkët cështjes së Kosovës, Athina zyrtare kërkon që Beogradi të koordinohet me Brukselin.

Pas takimeve të zhvilluara me zyrtarët e lartë serbë në Beograd, Drucas është shprehur se vendet e rajonit duhet të shohin përpara drejt integrimit në BE.

“Mesazhi im është i qartë, Beogradi duhet të shikojë drejt së ardhmes dhe në koordinim me Brukselin të angazhohet për zgjidhjen e cështjeve që janë pengesë për integrimin”, ka pohuar Drucas.

Diplomati grek ka shtuar se përsa i përket rezolutës serbe të dorëzuar në OKB, vendi i tij do të mbajë të njëjtin qëndrim me atë të shumicës së vendeve të BE.

Pas Beogradit, Drucas viziton sot Prishtinën, ku do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci.

Top Channel