Çështja çame në SHBA

31/07/2010 16:05

Dosja çame prezantohet ne Kongresin amerikan në Uashington.

Kreu i Partisë Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini, së bashku me anëtarët e kësaj kryesie kanë kërkuar iniciimin e një rezolute mbi këtë çëshje, në takimin që ka zhvilluar me përfaqësuesit kongresin amerikan, në Uashington.

Genocidi që është ushtruar mbi popullin çam është cilësuar si një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut nga qeveria greke.

«Ata morën përsipër që shumë shpejt për këtë çështjë ambasadori i Greqisë në SHBA të merret në pyetje dhe njëkohësisht kjo t’i transmetohet edhe ambasadorit amerikan në Greqi. Shumë i rëndësishëm është fakti që disa prej kongresmenëve konfirmuan vullnetin pozitiv për të iniciuar një rezolutë për këtë çështje në kongresin amerikan. Ata u angazhuan që në fillim të vitit që vjen ta fusin Shqipërinë në axhendën e vizitave të tyre në rajon », është shprehur Muhedini.

Kongresmenet amerikanë kane marrë përsipër që për çështjen çame të merret në pyetje ambasadori grek në SHBA dhe më pas ky relacion t’i dërgohet ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Greqi.

Top Channel