Bardot kundër Brunit … për një cantë dore

31/07/2010 14:15

Një cantë dore ka bërë që të zihen dy gratë më të njohura në Francë. Nga njëra anë zonja e pallatit Elize, Carla Bruni dhe nga ana tjetër diva e kinemasë Brigitte Bardot.

Në mes të dy diveve, një model i vecantë cante që mban firmën “Lancel”, që drejtori artisik Leonello Borghi ia ka kushtuar aktores së madhe.

Por kjo e fundit ia ka dërguar si dhuratë modeles, njëkohësisht bashkëshortes së presidentit Nicolas Sarkozy.

Por, me të marrë dhuratën, Carla nuk është shqetësuar për t’i dërguar falenderimet aktores, e cila nuk e ka pritur mirë këtë sjellje të saj.

“Carla Bruni është sa e bukur, aq edhe e paedukatë dhe nuk më dërgoi asnjë falenderim për cantën që i dërgova”, është shprehur legjenda e kinemasë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA