Serbia, Kroacia dhe Sllovenia kanë nënshkruar sot një marrëveshje që i hap rrugën krijimit të një kompanie të përbashkët hekurudhore.

Kompania e përbashkët e tre shteteve synon që kjo degë e transporteve të modernizohet në përputhje me standardet evropiane.

Marrëveshja parashikon mes të tjerash edhe shkurtimin e kohës së udhëtimit me tren nga Lubjana në Stamboll, nga 57 orë që është aktualisht në 35 orë.

Top Channel