Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Serbinë se nuk ka zhvilluar bisedime serioze para hartimit dhe dërgimit të projekt/rezolutës për Kosovën në OKB.

“Mendojmë se cdo përgjigje e Asamblesë së Përgjithshme ndaj opinionit të GJND-së duhet të fokusohet tek nxitja e Kosovës dhe Serbisë për përmbushjen e kritereve për anëtarësimin në BE”, ka deklaruar ambasada amerikane në Prishtinë përmes një komunikate për shtyp.

Në dokument thuhet më tej se, përgjigjia e OKB nuk duhet t’i kthejë dy vendet prapa, duke kërkuar rishqyrtim të cështjes së statusit, e cila është një cështje e zgjidhur.

“Kosova sot është një shtet i pavarur dhe sovran”, thuhet më tej në dokumentin e selisë diplomatike.

Top Channel