Pogradec, 2 në pranga për kërcënim

30/07/2010 12:30

Policia e Shtetit në bashkëpunim me forcat e rendit në Korcë ka arrestuar mbremjen e djeshme dy shtetas të dyshuar për kërcënim të vazhdueshëm ndaj një shtetasi, të cilit i kërkonin para.

Bëhet fjalë për shtetasit Meardi Berberi, 24 vjeç lindur dhe banues në Pogradec dhe Aleks Avni Hamzallari 27 vjeç lindur dhe banues ne Pogradec.

Denoncimin në polici e ka bërë shtetasi me inicialet GJ.L, të cilit i kishin kërkuar 4 mijë euro. Policia ka sekuestruar si provë materiale 200 mijë lekë të reja, një makinë tip Benz me targa OH 112 F si dhe dy celularë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA