Kriza ekonomike që ka përfshirë Greqinë, e ka detyruar qeverinë helene të vendosë mbylljen e disa konsullatave të saj në vende të ndryshme të Europës.

Mbyllja e tyre do të nisë në muajin gusht, pra pas pak ditësh dhe procesi pritet të përfundojë në shtator.

Zedhenesi i Ministrisë së Jashtme në Athinë tha se kjo masë ndërmeret në kuadër të shkurtimeve të shpenzimeve qeveritare.

Top Channel