Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është një domosdoshmëri politike.

Në një prononcim për një të përditshme serbe, Kouchner ka komentuar edhe vendimin e GJND-së, duke theksuar se ai hoqi cdo dilemë mbi pavarësinë e Kosovës.

“Tani është e qartë për të gjithë botën se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, pavarësisht se si ndihet njëra apo tjetra palë”, ka pohuar Kouchner.

Duke folur për integrimin e rajonit, shefi i diplomacisë franceze ka nënvizuar se njohja e Kosovës nuk është kusht për Serbinë, por ka shtuar se nuk është normale që dy vende të anëtarësohen në BE pa zgjidhur më parë problemet mes tyre.

Top Channel