Greva e përgjithshme e shoferëve të kamioneve të transportit dhe autobotëve në Greqi hyri në ditën e saj të pestë.

Situata e krijuar po përkeqëson cdo ditë jetën e qytetarëve dhe po shkakton një dëm të pallogaritshëm në sektorin e turizmit.

Protestuesit u grumbulluan përpara Ministrisë së Transporteve në Athinë, ku u përleshën edhe me forcat e rendit.

Ata kundërshtojnë masat anti-krizë të qeverisë dhe liberalizimin e një sërë profesionesh të lira në vend, sic e kërkojnë kriteret e vendosura nga BE dhe FMN.

Top Channel