Në komunën e Decanit, qytetarët kanë zhvilluar sot një protestë paqësore ku kanë kërkuar lirimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Manifestuesit e kanë vlerësuar si të padrejtë vendimin e gjykatës së Hagës për të rigjykuar ish-kryeministrin e Kosovës.

Ata kanë shprehur habinë përse është marrë ky vendim, kur dy vjet më parë ishte vetë Haga që e shpalli Haradinajn të pafajshëm.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, protesta si kjo e sotmja janë paralajmëruar të mbahen në ditët në vazhdim dhe në qytete të tjera.

Top Channel