PS: Berisha në konflikt me institucionet

29/07/2010 22:50

PS akuzon kryeministrin Berisha se kërkon të shtrijë influencën e tij tek të gjitha institucionet e pavarura. Sipas deputetes Leskaj kryeministri shqiptar është kryeministri i cili është futur në konflikt me të gjitha institucionet e pavarura.

“Berisha është kryeministri i cili është në konflikt me të gjitha institucionet e pavarura pasi kërkon t’i shtjerë në dorë. Rasti më i fundit është përplasja me Presidentin, tek projekt ligji i SHISH-it, kjo është strategji e kryeministrit për të vënë në dorë edhe SHISH-in. Zonja Topalli është shprehur publikisht se ligji do të kalojë”, tha në vijim të fjalës së saj në Top Story, deputetja opozitare, Valentina Leskaj.

Ndërkaq duke folur për projektligjin e SHISH-it, nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i LSI-së, Nasip Naço tha se partia e tij nuk do të votojë këtë projektligj pa u konsultuar më parë me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht NATO-n.

“Pa u konsultuar me aleatët vota e LSI-së për SHISH-in do të jetë kundër”, tha Naço.

 

Top Channel