Ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta ka vlerësuar rolin e faktorit shqiptar në Maqedoni, në proceset integruese të këtij vendi.

Mbrëmjen e djeshme Meta ka zhvilluar takime të vecanta me kreun e BDI Ali Ahmeti dhe atë të PDSH, Menduh Thaci.

Në qendër të bisedimeve ka qenë gjithashtu cështja e emrit, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe mbi bashkëpunimin dypalësh, për të cilin zyrtarët janë shprehur në favor të intensifikimit.

Bashkëbiseduesit përshëndetën edhe vendimin e GJND-së në favor të pavarësisë së Kosovës.

Top Channel