Policia e EULEX-it ka arrestuar mëngjesin e sotëm një funksionar të qeverisë së Kosovës, në kuadër të hetimeve për korrupsion ndaj Ministrisë së Transporteve.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave bëhet fjalë për administratorin e sektorit të teknologjisë informative, Gani Zogaj, i cili akuzohet për pengim të mbledhjes së provave.

Sipas burimeve, policia ndërkombëtare ka kontrolluar edhe banesën private dhe zyrën e funksionarit, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Burimet shtojnë më tej se kontrollet dhe arrestimi janë kryer pas autorizimit të gjykatës dhe prokurorisë së qarkut të Prishtinës.

Top Channel