Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic udhëton për në Nju Jork, ku do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, për të diskutuar mbi cështjen e Kosovës.

Jeremic do të zhvillojë edhe një numër të lartë takimesh me ambasadorët e përhershëm pranë Pallatit të Qelqtë, me të cilët do të diskutojë për seancën e Këshillit të Sigurimit mbi Kosovën, që do të mbahet javën e ardhshme.

Serbia dorëzoi dje rezolutën për Kosovën, në të cilën vlerësohet se shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk është një zgjidhje e pranueshme e cështjeve territoriale.

Dokumenti bën thirrje që cështja e Kosovës të zgjidhet përmes bisedimeve të reja dhe me një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Top Channel