Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork ka kërkuar nga autoritetet amerikane bashkërendimin e aktiviteteve për njohjen e mëtejshme të pavarësisë.

Hyseni është takuar me ambasadoren amerikane në OKB, Rosemary Di Carlo, të cilën ndër të tjera e ka falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA.

Gjithashtu, Hyseni ka zhvilluar edhe takime të tjera, kryesisht me përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, të cilëve u ka sqaruar vendimin e GJND-së mbi pavarësinë

Top Channel