Ditën e premte në Decan do të mbahet një protestë masive, ku do të kërkohet lirimi i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave në protestë do të marrin pjesë të gjithë punonjësit e administratës së komunës.

Ata do të shprehin indinjatën e tyre ndaj vendimit të Dhomës së Apelit të gjykatës së Hagës për rigjykimin e Haradinajt dhe kthimin e tij në burg.

Gjithashtu gjatë protestës, e cila paralajmërohet se do të jetë një marshim paqësor, do të nderohet edhe sakrifica e të gjithë luftëtarëve të UCK-së.

Top Channel