Policia greke ka qëlluar gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën e qindra shoferëve të kamionëve që po protestonin në Athinë.

Kamionistët refuzojnë t’i binden direktivës së qeverisë për t’i dhënë fund grevës, që ka paralizuar Greqinë për shkak të mungesës së transportit të karburanteve.

Protestuesit kanë gjuajtur shishe jashtë selisë së Ministrisë së Transporteve, teksa janë përpjekur që të kapërcejnë kangjëllat dhe të hyre në ambjentet e saj.

Korrespondenti i BBC në Athinë, Malcolm Brabrant thotë se shoferët janë shumë të inatosur dhe kërkojmë shpërblim për reformat që synojnë të liberalizojnë sektorin e transporteve.

Ata thonë se taksat e vendosura mbi licensën e re, që fillojnë me 300 mijë euro, nuk janë të drejta.

Top Channel