Ruci: Gati për zgjidhjen e krizës

28/07/2010 13:25

Kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci shprehu gatishmërinë e forcës politike që perfaqëson për gjetjen e zgjidhjes për krizën, duke nisur me ngritjen e komisionit hetimor për votimet e qershorit të 2009, por duke eliminuar mundësinë e ekzekutimit të fletëve të votimit.

“Duhet të nisim me ngritjen e komisionit hetimor, ku si fillim të jetë hapja e materialeve zgjedhore, ku për fletet e votimit opozita ka ofruar kompromisimin e saj.Ne vlerësojmë se nuk ka hetim me ekzekutimin e fletëve të votimit”, tha Ruci.

Numri dy i PS-së theksoi se kompromisi për fletët e votimit konsiston në kërkesat që mund t’i bëjnë drejtuesit e institicioneve shqiptare Komisionit të Venecias, si dhe në ngritjen e komisionit hetimor, ndërsa vazhdojnë negociatat për fletët e votimit duke eliminuar mundësinë e asgjësimit të tyre.

Ruci në një bashkëbisedim me gazetarët, u shpreh se nëse mazhorancës do t’i mungojë vullneti për ngritjen e një komisioni hetimor, opozita nuk do të tërhiqet në betejën e saj, duke vijuar me protestat në cdo fshat e qytet, duke përfunduar në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA