Profesorët kundër ministrisë

28/07/2010 15:30

Rikthehet sërish ne Gjykatën Civile të Tiranës procesi për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, dy vjet pasi 50 profesorë me grada shkencore hodhën në gjyq Ministrinë e Arsimit për dëm moral dhe dëm ekonomik.

28 profesorë, autorë të njohur të teksteve shkollore kanë paditur vec e vec Ministrinë e Arsimit për shtypjen dhe shpërndarjen e teksteve shkollore pergjatë viteve 2004-2005, pa marrë parasysh të drejtën e autorit.

Nga perllogaritjet del se shuma ne total qe profesoret kerkojne vec e vec eshte rreth 20 milione leke. Mes paditesve jane profesore te njohur si Yllajet Alicka, Halil Sykja, Teuta Mati, Vasil Trojani, Moikom Zeqo, Xhevat Lloshi, Zyhdi Dervishi e te tjere.

Ceshtja e pronesise intelektuale ishte e debatueshme pergjate 2005-es, por vetem ne maj 2008, 51 padites me tituj te ndryshem akademike si profesore, doktore apo asistente doktore ju drejtuan ne grup gjykates duke bere nje kerkese-padi kolektive ndaj Ministrise se Arsimit prej te ciles kerkonin aferisht 70 milione leke.

Ndersa ceshtja i ra per shqyrtim Majlinda Doges, gjyqi zgjati pothuajse 2 vjet pa perfunduar me nje vendim, nga i cili te kishte humbes apo fitues. Tashme Gjykata e Tiranes ka ne dore 28 procese paralele me padites te vecuar, te cilat ndyshojne nga njera-tjetra vetem nga emri i paditesit dhe shuma e demit moral dhe ekonomik qe konsiderohet t’u jete shkaktuar atyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta