
Në vijën e frontit të luftes në Afganistan, deri tani veprojnë ushtarët amerikanë e britanikë.
Por tashmë në vijën e frontit do të zbarkojnë edhe ushtarët e parë shqiptarë. Komandanti i misionit “Eagle” qe do te fluturoje kete te merkure drejt Afganistanit ne sherbimin paqeruajtes te radhes, ka marre flamurin nga kryeministri Sali Berisha.
Qe prej gushtit 2002 kur 30 komando u nisen per here ta pare me mision ne Kabul, keta 48 oficere e nenoficere jane te paret qe do zbresin ne fushebeteje ne nje front te veshtire sikurse eshte Kandahari.
“Qeveria ime është e vendosur të punoje të mbështesë forcat tona te armatosura dhe në kohërat që vijnë ne të mund të shpalosim edhe një batalion. Ju shkoni në nje front të veshtire por shkoni ne kuadrin e nje aleance qe nuk ka njohur vecse fitore”, theksoi Berisha. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe shefi i Shtabit te Pergjithshem, gjeneral Makism Malaj i pershendeten ushtaret para nisjes per ne front. “Si minister i Mbrojtjes kam nje porosi, tregohuni burra shqiptare trima dhe te beses, veproni me ashpersi por pa urrejtje”, u shpreh Imami.
Nderkohe, pas rebelimit te ushtarakave te kthyer nga misioni paqeruajtes ne fillim te janarit te cilet kerkuan te mos u tatohej dieta ditore per te cilen ata kishin fimosur kontrate me shtetin shqiptar, keta oficere qe shkojne kesaj radhe ne Afganistan do ta keta pagesen 12 mije leke ne dite, prej te ciles 10 perqind tatohet.
Top Channel