Krujë, shpërthen dinamiti, vdes peshkatari

28/07/2010 09:25

Një peshkatar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Krujë, për shkak të shpërthimit të dinamitit me të cilin gjuante peshk.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave viktima është 48 vjecari Bujar Hoxha, i cili po peshkonte në lumin Ishëm.

Sipas burimeve, të cilat iu referohen hetimeve paraprake të policisë, dinamiti që përdorej nga 48 vjecari shpërtheu në mënyrë aksidentale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA