
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka njoftuar sot uljen nga ana e këtij institucioni të normës bazë të interesit.
Në një deklaratë për shtyp, Fullani ka deklaruar se vendimi është marrë në bazë të analizave të situatës ekonomike në vend, e cila sipas tij ka qenë pozitive.
“Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje. Zhvillimet ekonomike dhe monetare në 3 mujorët e parë të vitit kanë qenë në linjë me aktivitetet e BSH. Aktiviteti ekonomik ka shënuar rritje pozitive, balancat e jashtme të ekonomisë janë përmirësuar dhe tregjet financiare kanë pasur një performancë më të mirë”, ka pohuar Fullani.
Duke theksuar se ky vendim përbën një test të vërtetë për qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, Fullani ka pranuar se vendi ka ende probleme.
“Ekonomia shqiptare vuan nga një kërkesë e ulët e brendshme dhe nga mungesa e investimeve”, ka shtuar Guvernatori.
Top Channel