“Burg pa afat” bashkëshortes dhe djalit vrasës

28/07/2010 15:15

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e arrestit “burg pa afat” për 45 vjecaren Luljeta Zeqaj dhe djalin e saj 16 vjecar.

Ata janë ndaluar tre ditë më parë nga Policia e Fierit pasi akuzohen për vrasjen e Ylli Zeqajt, ish bashkëshorti i Luljetës dhe babai i 16 vjecarit. Nene e bir akuzohen per vepren penale te vrasjes ne bashkëpunim.

Ylli Zeqaj, 48 vjecari me banim ne lagjen “Kastriot” te qytetit te Fierit, eshte gjendur i vdekur ne shtepine e tij mengjesin e se dieles me tete plagë te shkaktuara nga goditjet me thike.

Ne seancen e sotme gjyqesore eshte paraqitur vetem ish bashkeshortja e viktimes, ndersa i biri i viktimes nuk ishte prezent.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta