Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka deklaruar se një meritë të vecantë në opinionin e GJND-së ka pasur lobi amerikan.

Deklaratën e tij Thaci e bëri pas një takimi me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj.

“Fitorja në GJND është edhe fitore e lobit amerikan”, ka deklaruar Thaci, duke falenderuar Mustafajn.

Ky i fundit nga ana e tij premtoi se angazhimi i Këshillit Shqiptaro-Amerikan do të vazhdojë edhe më tej me lobimin për njohjen e Kosovës.

“Mendimi i GJND-së vërtetoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, ka deklaruar Mustafaj.

Top Channel