Analisti i njohur Daniel Server ka deklaruar se është koha që Serbia të pranojë realitetin e ri që është krijuar me pavarësinë e Kosovës, edhe pse vendimi i GJND është vetëm këshilldhënës.

“GJND ka këshilluar se shpallja e pavarësisë nuk ka qenë e jashtëligjshme dhe kjo konfirmon legjitimitetin e mënyrës se si Prishtina dhe komuniteti ndërkombëtar kanë trajtuar cështjet e ndjeshme, pavarësisht qëndrimeve të kundërta të Beogradit”, ka pohuar Server.

Duke folur për kalimin e cështjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Server ka shprehur bindjen se edhe atje vendet anëtare do të mbështesin vendimin e GJND-së duke favorizuar dialogun Kosovë-Serbi për cështjet teknike.

Top Channel