Parlamenti i Serbisë ka mbështetur nismën e qeverisë për të kërkuar tek Kombet e Bashkuara bisedime të reja rreth statusit të Kosovës.

Pas një debati maratonë që zgjati rreth 12 orë, vendimi për bisedime u miratua me 126 vota pro, 26 kundër dhe dy abstenim.

Debati për cështjen e Kosovës u zhvillua në një seancë të jashtëzakonshme, pas vendimit të GJND-së që vlerësoi se shpallja e pavarësisë nuk shkel të drejtën ndërkombëtare.

Por Beogradi zyrtar ka deklaruar se pavarësisht këtij opinioni, do ta vazhdojë betejën për statusin në OKB, ku do të luftojë për një rezolutë të re.

Top Channel