Një patrullë policore e EULEX-it është sulmuar me armë zjarri në vendin e quajtur Bërnjakë, afër Zubin Potokut, në kufi me Serbinë.

Sipas gazetes “Koha Ditore”, mjeti me të cilën po patrullonin policë rumunë, u sulmua në orët e mbrëmjes.

Nga sulmi fatmirësisht nuk pati të lënduar. Burime policore thonë se po punohet për identifikimin e autorëve.

Incidentin e konfirmoi edhe misioni evropian për sundimin e ligjit. Zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal, nuk ka mundur të thote nese objektiv i sulmit kanë qenë pikërisht policët.

Sulmet mbi pjesëtarët e EULEX-it në këtë zonë nuk janë të rralla. Për herë të fundit një veturë është sulmuar më 3 mars të këtij viti në vendkalimin kufitar me Serbinë, po në Bërnjakë, afër Zubin Potokut.

Vetura u qëllua me armë zjarri dhe nje mjet shpërthyes. Ashtu si në rastin e fundit, edhe atëherë sulmi u krye gjatë natës.

Top Channel