Nis sot në veri të Kosovës, në zonën e Zubin Potokut, një stërvitje masive e trupave të KFOR-it, policisë së EULEX-it dhe asaj të Kosovës.

Përfaqësues të misioneve ndërkombëtare kanë deklaruar se stëervitja ka si objektiv përmirësimin e koordinimit të tre njësive në operacione të përbashkëta.

Sipas tyre, stërvitja nuk është një përgjigje ndaj ngjarjeve të caktuara që kanë ndodhur apo ndaj situatave që mund të verifikohen në të ardhmen.

“Megjithatë, bashkëpunimi mes PK, EULEX dhe KFOR-it është një nga shtyllat kryesore për ruajtjen e një ambjenti të qetë dhe të sigurt në Kosovë”, ka deklaruar zëdhënësi i KFOR.

Top Channel