Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “Amnesty International” i ka tërhequr vëmendjen Greqisë për trajtimin si kriminelë të emigrantëve klandestinë.

“AI” e ka vënë theksin në vecanti tek fëmijët, që pasi hynë ilegalisht në Greqi mbyllen për periudha të gjata në qendrat e edukimit.

Sipas organizatës, emigrantët klandestinë, që janë kryesisht nga Sudani, Iraku e Somalia mbyllen për rreth 15 orë në ditë në qeli të mbushura me kandra.

Greqia, e favorizuar edhe nga pozita e saj gjeografike, mbetet një nga portat kryesore për hyrjen dhe kalimin e emigrantëve për në vendet e Evropës.

“AI” ka kërkuar gjithashtu që të hetohet nëse aeroportet greke janë përdorur nga CIA për fluturimet e saj sekrete. Nga ana e saj, Athina zyrtare nuk ka dhënë ende asnjë sqarim.

Top Channel